Covid-19 vazhdon të marrë jetë të rinjsh. Rasti u fundit është i një 21-vjeçari nga Fieri, i cili ishte shtruar te Spitali Infektiv.
Mësohet se ai vuante nga talasemia, prandaj nuk ka arritur të fitojë përballë virusit vdekjeprurës.
I riu ishte sjellë me urgjencë nga Fieri dhe ishte në gjendje të rëndë.