Policia e Elbasanit ka shoqëruar mbrëmjen e sotme një tjetër të dyshuar të përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit, ngjarje e ndodhur një javë më parë në këtë qytet.
Personi I shoqëruar është një 30-vjeçar me mbiemër Çollaku që njihet ndryshe si “Loku” i Peqinit.
Ai është mik Seit Manahasës, pronarit të servisit ku u gjet arma pistoletë TT që u përdor për ekzekutimin e Ramazanit.
Mësohet se shoqërimi i tij ka ardhur pas këqyrjes së pamjeve filmike pranë servisit, ku ai shihet që vendos armën poshtë serbatorit të makinës.
Miku i tij Seit Manahasa vijon të jetë pas hekurave bashkë me babanë e tij Albert Manahasa.
Emiljano Ramazani u ekzekutua nga një person me kapuç pasditen e 20 korrikut pasi kishte dalë nga palestra.