15 June, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dyndja e familjarëve të pacientëve jashtë spitalit, QSUT: Nuk lejohen vizitat, jemi në pandemi. Të sëmurët po trajtohen shumë mirë nga stafi

by News Albania
06/08/2020
in Aktualitet, Sociale
0
39
VIEWS
Share on Facebook

Qendra Spitalori Universitare Nënë Tereza ka reaguar sot pas situatës së krijuar paradite, ku familjarët e pacientëve të shtruar aty kërkonin që të futeshin në ambientet e brendshme. Në një postim në mediat sociale, QSUT u bën thirrje të gjithë familjarëve të pacientëve që të zbatojnë rregullat dhe shtojnë se askush nuk mund të futet, pasi po jetojmë një situatë pandemie.

Më tej në reagim shtohet se sigurohen të gjithë të afërmit dhe familjarët e pacientëve, si dhe të gjithë qytetarët, se të shtruarit në Spitalin e Sëmundjeve Infektive po marrin shërbim mjekësor të pakursyer, nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve të palodhur të këtij spitali.

NJOFTIMI I PLOTË

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u kujton familjarëve dhe të afërmve të qytetarëve të shtruar në Spitalin e Sëmundjeve Infektive, se ndodhemi në një SITUATË PANDEMIE! Kjo do të thotë që kërkohet përgjegjshmëri maksimale prej të gjithëve. Spitali i Sëmundjeve Infektive në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është kthyer në spital Covid prej disa muajsh, që do të thotë se përveç pacientëve dhe personelit, ASKUSH TJETËR nuk mund të lejohet të hyjë. Kjo bëhet për të ruajtur shëndetin e të afërmve dhe familjarëve të pacientëve.

QSUNT ka vendosur në dispozicion një koordinator të posaçëm, në rastet kur familjarët kanë sende personale që duhet t’ua dërgojnë të afërmve të shtruar në Spitalin e Sëmundjeve Infektive. Për pacientët e shtruar, komunikimet e familjarëve me mjekun bëhen kryesisht nëpërmjet telefonit, për të evituar kështu infektimin e tyre. QSUNT siguron të afërmit dhe familjarët e pacientëve, si dhe të gjithë qytetarët, se të shtruarit në Spitalin e Sëmundjeve Infektive po marrin shërbim mjekësor të pakursyer, nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve të palodhur të këtij spitali.

Sot paradite në ambientet e jashtme të QSUT familjarë të shumtë kërkuan të futeshin në ambientet e brendshme të spitalit. Ata u shprehën se nuk kanë informacione për gjendjen shëndetësore të familjarëve të tyre dhe donin ti takonin. Disa prej tyre u përplasën dhe me mjekun Pëllumb Pipero. Po ashtu për këtë ngjarje reagoi dhe Meta, ku u shpreh se qeveria duhet të jetë më transparence me familjarët e pacientëve.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Flet Artan Hoxha: Një nga kompanitë e inceneratorëve ka shitur aksionet në Zvicër

Gazetari Artan Hoxha publikon pamjet nga burgu i Peqinit: Qelia si hotel me 7 yje… (VIDEO)

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Bankat pronare të tokave në Zvërnec?!

14/06/2026

Nga Sejmen Gjokoli: Ej, ç’po ndodh…?!

14/06/2026

Gazetaria nuk hesht përballë presionit!

14/06/2026

Nga Azgan Haklaj: Aleanca e qytetarëve me SPAK-un imperativ historik!

14/06/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In