Dylgjeri ironozon keq dorëheqjen e Braçes/ I shkruan letër Ramës: Jam gati të punoj 1 javë gratis, si zëvendësi juaj. Shpresoj që ta merrni në konsideratë ju dhe faktori ndërkombëtar
Ditën e sotme zv.kryeministri Erion Brace suprizoi të gjithë opinionin publik, ku njoftoi përmes një publikimi në Facebook, se nuk do të ishte pjesë e Qeverisë së ardhshme dhe se kishte dhënë dorëheqjen nga zëvendësi i Ramës.
Dorëheqjen e Braces nuk e ka lënë pa ironizuar edhe gazetari i njohur Ylli Dylgjerim i cili përmes një postimi në Facebook shkruan:
Leter
Zoti Kryeminister!
Sapo mësova me dhimbje për dorëheqjen e zevendesit Tuaj Zotit Braçe nga posti qeveritar.
Me kete rast, meqe Ju jeni teper i ngarkuar me pune, jam gati te punoj 1 jave gratis, si zevendesi Juaj, deri ne formimin e kabinetit te ri qeveritar.
Mbetem me shprese se kerkesa ime do te merret ne konsiderate nga Ju dhe faktori nderkombetar.
Me respekt,
Dylgjeri
Sqarim opinionit:
Me pyesin pse e bere kete Leter? Ti je opozite me pushtetin! Po Ju shpjegohem se arsyeja ishte vetem 1:
Te firmos per 1 jave shkresat qe nxjerr Qeveria
dhe Kryeministri, se ky i fundit nuk ka firmosur kurgje.
Nese behet nje audit do te shihni se tere shkresat, URDHERAT etj i ka firmosur Zevendesi: Ne mungese e me porosi. Kjo eshte metoda qe ka qeverisur Rama.
Pa gjurme dhe pa pergjegjesi.