Dy vëllezërit Abazi nga Kosova, që humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës nuk janë harruar.
Komuna e Gjilanit ka vazhduar mbështetjen për familjet e Shemsedin dhe Isa Abazit, që lanë së bashku gjashtë fëmijë.
Sot, komuna e Gjilanit me ndihmën e organizatës gjermane Help njoftoi se i bënë me biznes parukerie, dy gratë që numbën burrat nga tërmeti në Durrës.
Komuna njoftoi se “pas përfundimit të trajnimit, për dy përfitueset e grantit me pajisjeve, planifikohet të hapet biznesi i ri në Gjilan ku ato do të vetpunësohen.
Pas përfundimit te trajnimit për dy përfitueset e grantit në formë të pajisjeve të cilave u janë siguruar pajisjet e nevojshme për të zhvilluar biznes në sektorin e parukerisë, përmes së cilit mund të dalin të pavarura financiarisht.
Së shpejti planifikohet të hapet biznesi i ri me lokal në Gjilan me anë të të cilit do të mundësohet vetpunësimi i dy zonjave që të gjenerojnë të ardhurave për gjashtë fëmijët e tyre.
Familjet e dy vëllezërve Abazi përfituan edhe 1 milion lekë përkrahje financiare nga shteti shqiptar për përballimin e fatkeqësisë.











