GJYKATA E APELIT LIRON DY INFERMIERET E “SHEFQET NDROQIT”
Gjykata e Apelit të Tiranës ka liruar nga burgu dy infermieret e spitalit “Shefqet Ndroqi”, Sheqerie Koçi dhe Mira Bushi.
Vendimi është dhënë ditën e sotme, ndërsa mësohet se lirimi i tyre ka ardhur si pasojë e mungesave të provave që t’i implikojnë ato në skemën e korrupsionit në spital. Gjykata ka pranuar lirimin e tyre nga qelia me kërkesë të mbrojtjes të të akuzuarve.
Këto të fundit janë shprehur se nuk kanë lidhje me Tire Alldervishin, e cila vijon të qëndrojë në qeli pasi i mori para një pacienteje që kurohej nga Covid-19 tek spitali “Shefqet Ndroqi”.










