6 June, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Dw: Koronavirusi po përparon atje ku njerëzit nuk zbatojnë masat dhe ku shëndetësia nuk funksionon

by News Albania
28/07/2020
in Kronikë
0
20
VIEWS
Share on Facebook

Vërini gishtin kokës, vala e dytë Covid do të vijë!

Shumë vende të botës reaguan ndaj pandemisë korona me kohë duke marrë masat e izolimit si dhe duke ndjekur me hollësi zinxhirin e infeksionit, si rrjedhojë këto masa patën sukses. Kurba e infeksionit, që në fillim u rrit në mënyrë eksponsenciale, në këto vende mundi të mbahet nën kontroll dhe infeksionet e reja mbetën në nivel të ulët.

Shembull për këtë janë Kina, Koreja e Jugut, Zelanda e Re, por edhe shumë shtete të BE-së. Pas përvojave dramatike të gjashtëmujorit të kaluar pothuajse kudo u arrit, që sistemet e shëndetësisë të mbeten funksionuese dhe ekonomia pavarësisht goditjeve të rënda të rivihet në funksionim.

Por kthimi gradualisht në normalitet në disa vende nuk duhet të na bëjë ne më të shpenguar. Epidemia në mbarë botën ende nuk ka marrë fund. Faktikisht numri i kurbës globale të infeksioneve të reja po rritet sërish në mënyrë eksponenciale. Dita ditës ka më shumë e jo më pak infeksione të reja. Epidemia është tani më e rrezikshme se në ditët e para të saj.

Epidemia po avancon aty ku sistemi i shëndetësisë nuk funksionon mirë

Ajo po avancon kryesisht në ato vende, ku sistemi i shëndetësisë nuk funksionon mirë, kur njerëzit janë më të varfër dhe si rrjedhojë edhe jetojnë në një mjedis më të ngushtë bashkarisht. Epidemia po avancon edhe në ato vende, ku ata që janë përgjegjës venë në plan të parë interesat ekonomike dhe jo ato të qytetarëve të tyre e nuk ndërmarrin masa të rrepta.

Vendet e shkundura prej pandemisë Corona si SHBA, Brazili, India, Rusia, Afrika e Jugut dhe Meksika, duhet të jenë si një paralajmërim për ne. Teksa në këto vende pandemia ndodhet ende në kulmimin e valës së parë, në vendet që e kanë përballuar lehtësisht valën e parë, kërcënon tani një valë e dytë e frikshme. Faktikisht: në shumë shtete të BE-së shifrat e infeksioneve të reja sërish janë në rritje.

Vala e dytë pra do të vijë me siguri. Ajo nuk do të mund të shmanget, por të paktën ajo mund të dobësohet disi. E kjo është e mundur vetëm, nëse njerëzit vazhdojnë të jenë të tërhequr. Kjo do të thotë të heqësh dorë prej të qenit grumbull në shoqëri, prej manisë të shohësh e të të shohin, prej eventeve dhe mbrëmjeve shoqërore.

Më mirë festë në një rreth të ngushtë

Pushimet, aq sa është e mundur mund t’i kalosh edhe në rrethin e ngushtë familjar ose atë shoqëror. Por atij që nuk i zënë këmbët dhe e mendon, se patjetër duhet të gjendet mes mijëra njerëzve të tjerë, kush nuk heq dorë prej alkohoolit dhe drogës e nuk ruan distancë prje të tjerëve vepron në mënyrë të papërgjegjshme dhe dhe jo solidare.

Shifrat aktuale të ulëta të infeksioneve ne faktikisht i kemi paguar shtrenjtë. Shumë njerëz, ne të gjithë bashkë kemi humbur të afërm e miq. Të tjerë kanë humbur vendin e punës ose u është dashur të mbyllin sipërmarrjen e tyre. Atyre dhe vetes sonë ne u detyrohemi, që të vazhdojmë ta vlerësojmë me seriozitet rrezikun nga virusi Corona. Një zbutje e masave mbrojtëse nuk është një carta bianca për shfrenim./DW

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Përfundon afati për kreun e SPAK/ Në garë 4 kandidatë (EMRAT)

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim, SPAK i komunikon akuzën

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Nga Mentor Kikia: Disa sygjerime për “Revolucionin”!

05/06/2026

Athinë: Një letër e hapur e gazetarit Vladimir Selamaj zotit Adrian Daulle, Kryetar i Asamblesë së Diasporës Shqiptare-Greqi

05/06/2026

Lamtumirë, Heroi ynë!

05/06/2026
Përfundon afati për kreun e SPAK/ Në garë 4 kandidatë (EMRAT)

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim, SPAK i komunikon akuzën

05/06/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In