Durrës
Policia Rrugore arreston në flagrancë dy shtetas, pasi u konstatuan duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të masave të marra për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë së përdoruesve të rrugës, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
- F.M., 28 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në lagjen Nr.6, Durrës, duke drejtuar mjetin tip Pezho është përplasur me mjetin tip Benz me drejtues shtetasin R.Gj., ku për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
Gjatë testit të kryer nga ana e Shërbimeve të Policisë Rrugore është konstatuar që shtetësia e mësipërm ishte në gjendje të dehur.
- A. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi tek Gjiri i Lalëzit është kapur duke drejtuar mjetin tip Honda në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.