U përplas nga “Audi” teksa po kalonte rrugën, ndërron jetë në spital 62-vjeçari, pranga shoferit.
Ka ndërruar jetë në spital pasditen e sotme 62-vjeçari që u aksidentua po sot në Xhafzotaj.
62-vjeçari me inicialet D.Gj., ishte duke kaluar rrugën kur u përplas nga një makinë në aksin Shijak-Xhafzotaj.
Megjithëse i plagosuri u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, nuk ka mundur dot që t’u mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka ndëruar jetë.
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin me iniciale A. L., 21 vjeç, banues në Xhafzotaj.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 21 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi ditën e sotme në Xhafzotaj, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D. Gj., 62 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtjeshme.