Gjendet një person i mbytur në një pus në Durrës, dyshimet e para.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjen se djeshme në Durrës.
Bëhet me dije se rreth orës 23:30, në fshatin Katund i Ri, pranë banesës së tij është gjetur i mbytur në pus shtetasi A. L., 81 vjeç.
Dyshohet se i moshuari ka rënë aksidentalisht në pus ku dhe ka humbur jetën.
“Më datë 14.06.2021, rreth orës 23:30, në fshatin Katund i Ri, Durrës, pranë banesës së tij është gjetur i mbytur në pus shtetasi A. L., 81 vjeç, i cili nga veprimet hetimore dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.