Durrës
Vihen në pranga dy shtetas për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës Durrës kanë arrestuar shtetasin A.Sh., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe
“Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt “, pasi duke drejtuar mjetin tip Fiat Punto ka aksidentuar shtetasen këmbësore F.Ç., 52 vjeçe, banuese në Durrës, dhe është larguar nga vendi i aksidentit duke mos i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarës.
Grupi hetimor me të marrë njoftim menjëherë kanë bërë të mundur identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Shtetësia e dëmtuar pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Durrës është larguar për në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin L.P., 28 vjeç, banues në Durrës për veprat penale”Shkatërrimi i pronës “, ” Dëmtime të tjera me dashje ” dhe ” Prishja e qetësisë publike”, pasi në lagjen Nr.17/1 Durrës, për motive të dobëta, në një karburant ka dëmtuar disa karrige dhe ka goditur shtetasin J.D., 51 vjeç, banues në Durrës, punonjës në karburant.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.