21 May, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Durrës: Arrestohen me 18 kg tritol dy kuksianë

by News Albania
05/01/2021
in Kronikë
0
59
VIEWS
Share on Facebook

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Trajektorja”, ku ka bërë të mundur sekuestrimin e 29 kallëpe me lëndë eksplozive me peshë 18 kg dhe 15 kapsolla detonatore.

Gjithashtu policia ka njoftuar se ka bërë të mundur edhe arrestimin e dy personave, të cilët janë poseduesit e lëndës eksplozive. Këtë të fundit do ta shisnin kundrejt vlerës 12 mijë euro.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Trajektorja”.  Operacioni i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës.

Sekuestrohen 29 kallëpe me lëndë eksplozive me peshë 18 kg dhe 15 kapsolla detonatore.

Arrestohen në flagrancë 2 poseduesit e lëndës eksplozive, të cilët do e shisnin atë kundrejt vlerës 12.000 euro.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që lëvizin me sende të kundërligjshme dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacioneve të siguruara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Trajektorja “, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. B., 42 vjeç dhe Sh. T., 31 vjeç, banues në Kukës.

Shërbimet e Policisë, pas informacionit të siguruar se në drejtim të Durrësit po lëvizte një automjet me 2 persona, të cilët kishin vendosur në bagazh një sasi të konsiderueshme lënde eksplozive, menjëherë kanë organizuar punën dhe në Sukth kanë ndaluar mjetin me të cilin po lëviznin shtetasit B. B. dhe Sh. T. Pas kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 29 kallëpe me lëndë eksplozive, me peshë 18 kg, si dhe 15 kapsolla detonatore, të cilat këta shtetas do t’i shisnin kundrejt vlerës 12.000 euro.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Nga Shpëtim Luku: Shumë arsye të ikë Rama, por asnjë arsye të vijë Berisha!

20/05/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita zbret në Sarandë, takim me strukturat e Komisariatit

20/05/2026
Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

20/05/2026
Erion Veliaj në burg, raporti i studios ligjore: I jemi drejtuar DASH dhe Departamentit të Drejtësisë, të monitorojnë situatën

Dosja “Veliaj”/ SPAK pritej të jepte pretencën, shtyhet seanca për 7 të pandehurit me gjykim të shkurtuar

20/05/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In