Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është sulmuar nga disa fansa. Teksa ka qënë në Meksikë, ajo është gjendur përballë disa fansave dhe një prej tyre përpiqet që ta sulmojë.
Kanë qënë truprojat e këngëtares ata që kanë ndalur që i riu të afrohej më shumë me këngëtaren. Dua shihet duke kaluar në mes të një turme, ku një person shfaqet dhe përpiqet ta sulmojë. Ajo shokohet nga ky sulm dhe largohet me shpejtësi drejt makinës.
Edhe pse truprojat e ndalojnë, të tjerë nga turma tentojnë t’i afrohen këngëtares.
Dua ndodhet në Meksikë pasi do të marrë pjesë në fotosesione për kompaninë Yves Saint Laurent.











