Dritëhijet e një kryebashkiaku që kurrë nuk u shfaq në publik
Artur Bushin e Krujës e njohin vetëm bashkëpunëtorët e ngushtë. Ai refuzon pjesëmarrjen në çdo lloj takimi zyrtar, kurrë nuk ka dalë të përshëndesë qytetarët e tij, nuk merr pjesë në asnjë aktivitet dhe takimi me të është plotësisht i pamundur.
Një enigmë e vërtetë!
Kushdo që ka kaluar në Krujë, qofshin përfaqësues ndërkombëtarë a zyrtarë shqiptar, Artur Bushin nuk e kanë gjetur në zyrë. Ose thënë me saktë, ai refuzon çdo lloj takimi dhe në këmbë të tij dalin nënkryetarët ose nëpunës të lartë bashkë me justifikimin se “kryetari ka një angazhim tjetër”.
Sikur të mos kishte qenë për dy fushatat zgjedhore lokale që Artur Bushit i kanë dhënë mandatin si kryetar bashkie fytyra e tij do të ishte plotësisht e panjohur.
E njëjta gjë ndodhi edhe ne skandalin e fundit të ndodhur ne Krujë ku me shumë se 500 banorë, burra, gra e fëmijë kanë përfunduar në spital nga uji i pijshëm. Shkoi në Krujë Ministria e Shëndetësisë, por jo Artur Bushi. Shkruan media dhe rasti mori përmasat e një skandali, por Artur Bushi nuk u pa askund. E pra bëhet fjalë për ujësjellësin e qytetit dhe përpara se të.flasë Kryeministri duhet të flasë Kryetari i Bashkisë si përgjegjësi kryesor që ka ngarkim ashte dhe shërbimet për komunitetin.
Në pamje të parë duket e çuditshme, por për të tjerë që çuna i ka çuar në Krujë, kjo është thjeshtë e zakonshme.
Kryetari nuk shfaqet kurrë në publik. As nuk pret e përcjell të ftuar. Arsyet që e mbajnë kështu ë, të tërhequr, përfliten në qytet si legjendat e Skënderbeut me të tijtë.
Si fillim e sigurta është që Artur Bushi nuk është rastësisht në krye të bashkisë Krujë. Ajo zonë e Shqipërisë është e njohur dhe fort e famshme për kultivimin e lëndëve narkotike dhe Bushi është kapoja që i ka dhënë garancinë kësaj qeverie që për aq kohë sa të jetë ai aty, asgjë nuk del në dritë. Asnjë lloj informacioni, asnjë problem i mundshëm nuk do të dëgjohet. Bushi administron mafian e trafikut të asaj zone me shumë sukses.
Bëhet fjalë për diçka të ngjashme me Shijakun, zonë për të cilën e gjithë Shqipëria e di sa e famshme është për trafik e kultivim droge, por askush nuk flet. Përkundrazi!të gjithë preferojnë ta shmangin kalimin aty. Siç ndodh në Shijak, edhe në Krujë, më i forti është kreu i bashkisë. Ai u duhet të gjitha palëve sepse administron çdo cep të territorit.
Sa më fjalëpak të jetë kryetari, aq më mirë shkojnë gjërat.
Për tu kthyer tek Artur Bushi, detyra që i kanë ngarkuar është arsyeja kryesore pse kryetari nuk shfaqet askund. Ka impenjime të tjera shumë të rëndësishme. Por përveç kësaj, siç tregojnë njerëz të afërt me të, Artur Bushi ka edhe nje arsye tjetër që publikisht është inekzistent. Për shkak të mungesës së formimit arsimor dhe intelektual, Bushi nuk është i aftë të nisë e mbarojë një takim zyrtar që tek e fundit do një farë përgatitje dhe niveli.
Prandaj ka 7 vjet që i refuzon të gjitha. Kryetari i Krujës, i hip çdo ditë makinës dhe inspekton mbjelljet dhe të korrat. Fundja për atë punë e kanë vënë dhe e mbajnë aty. Për punët e bashkisë ka të tjerë..