Gazetari i mirënjohur dhe komentatori më i famshëm, Dritan Shakohoxha, i ka bërë thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit, që për miqësoren e sotme të hapë stadiumin për fëmijët e vegjël që merren me futboll.
Përmes një postimi, Shakohoxha thekson se pas dështimit të FSHF-së më shitjet e biletave për shkak të menaxhimit dhe ecurisë së dobët në ndeshjet e fundit, për miqësoren e sotme futja e fëmijëve të vegjël dhe trajnerëve të tyre nga gjithë Shqipëria, do të ishte gjëja më e bukur në atë ndeshje.
Në vijim Shakohoxha shton se shpreson që FSHF-ja, të zgjohet nga gjumi dhe të mendojë për futbollin e vërtet.