Një aksident automobilistik i ka marrë jetën njërit prej infermierëvë të spitalit tonë.
Klement Basha, u nda nga jeta në moshë fare të re, por do të kujtohet gjithmonë për pasionin e përkushtimin, zellin e profesionalizmin që e karakterizonte.
Pjesë e pavionit të Patologjisë, Klementi i’u bashkua stafit të Spitalit të Fierit në dhjetor të vitit 2019 pas përfundimit të studimeve për Infermieri të përgjithshme dhe master profesional në Infermieri Kirurgjikale.
Do të na mungosh të gjithëve, e do të mbajmë mend gjatë.
Prehu paqe Klement🙏!
Spitali Rajonal Fier.














