Drogë dhe armë, arrestohet 27- vjeçarja që drejtonte bandën e trafikut në Brazil, e reja po pushonte në vendin luksoz.
Një 27-vjeçare braziliane, e njohur si një nga krerët e një karteli droge në Brazil është arrestuar nga policia.
E reja, Valeska Pereira Monteiro u kap teksa kishte shkuar për pushime luksoze, ndërsa dyshohet se kontrollonte financat e një fraksioni kriminal.
Ajo njihej me nofkën “Madhëria e saj”, e cila u arrestua pasi ishte pjesë e një operacioni anti-drogë.
Sipas medieve të huaja, policia zbuloi vitin e kaluar se ajo ishte duke bërë llogari për bandën kriminale me bazë në Rio de Janeiro. 27 vjeçarja akuzohet për vjedhje e trafik droge.
Gjatë operacionit policia i ka sekuestruar dy pistoleta, si dhe municion luftarak.