Dhjetëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në rrugët e Tiranës për të protestuar mbi vjasjen e 23-vjeçares Sabrina Bengaj. Në fotot e publikuara shihen dhjetëra qytetarë me pankarta të ndryshme në duar, të cilet po protestojnë për vrasjen e të resë nga bashkëshorti i saj Elton Metaj, me të cilin ishte në proces divorci.
Në pankartat që qytetarët po mbajnë në duar, shkruhet “Përgjegjësi për vrasjen e Sabrinës”, “Vrasja e grave dhe vajzave është pandemi. Ku është vaksina”, “Ngrejmë zërin dhe kërkojmë përgjegjësi për çdo viktimë” si dhe “Më është çarë qafa e mitrës duke protestuar për të njëjtën kauzë”.
Vrasja ndodhi në një fshat të Fierit, brenda banesës së babait të 23-vjeçares së ndjerë, e cila kishte një urdhër-mbrojtje dhe ishte në proces divorci me bashkëshortin që i mori jetën. Të dy ishin prindër të një vajze 3-vjeçare.