Doli nudo në shesh, flet vajza që protestoi ndryshe kundër abuzimit seksual: Të jesh e zhveshur nuk është turp!
Ditën e djeshme, në “Sheshin Skënderbej” u mbajt protesta kundër abuzimeve seksuale, e cila erdhi si rrjedhojë e ngjarjes së rëndë që u shënua në Lezhë, ku pesë persona përdhunuan në grup një 15-vjeçare. Të rinj, të reja, por edhe familjarë mbushën sheshin me pankarta që kishin vërtet mesazhe domethënëse. Mirëpo, nga e gjithë protesta, vëmendjen e tërhoqi një vajzë bjonde, e cila u zhvesh tërësisht dhe ngrit lart një pankartë. Vajza ishte larg turmës së protestuesve, dhe në pankartën e saj flitej për edukimin e fëmijëve, gjë që ndikon edhe në uljen e numrit të përdhunimeve.
Së fundmi, vjaza e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ka reaguar vetë në rrjetin e saj social, në Instagram . Përmes një videoje të gjatë ajo shprehet se nuk ka bërë asnjë turp, pavarësisht gjykimeve të shumta që ka marrë. Ajo ka theksuar se nuk ishte pjesë e protestës, por thjesht donte të jepte një mesazh. Përsa i përket nuditetit, vajza thotë se të zhvishesh nuk është turp, dhe ky ka qenë mesazhi që ajo ka kërkuar të japë me veprimin që ka bërë.














