Dokument/ Pas pushimeve, 15 shefat e INSTAT do shtrojnë “darkë pune” me fondet e shtetit; kuota 45 Euro për secilin
Shifraxhinjtë që po rropaten t’i mbushin mendjen BE, se niveli jetesës në Shqipëri është shumë i lartë; nuk kanë sqaruar se ç’është kjo lloj “pune”, që bëhet e shoqëruar vetëm me banket e aheng në restorante dhe jo në zyra.
Pas kthimit nga pushimet verore, shefat e INSTAT kanë njoftuar në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik, se kanë vendosur të bëjnë një banket kolektiv, të cilin e kanë quajtur “Darkë pune”.
E kanë shpallur si tender, ngaqë kjo darkë kolektive, do paguhet nga buxheti i shtetit e jo nga xhepat e tyre, ndoshta ngaqë kanë harxhuar kursimet gjatë pushimeve.
Sipas njoftimit, darka e shefave të INSTAT do bëhet në datën 7 shtator 2021, në një nga lokalet pranë qendrës së Tiranës, me menu të paracaktuar e cila do kushtojë nga 45 Euro për secilin.
Pjata e parë, do jetë anti-pastë shqiptare me byrek, djathë, speca, sallatë etj.; pjata e dytë do e personalizuar sipas kërkesës; pjata e
e tretë do jetë me fruta e ëmbëlsira, personale për secilin, ndërsa pijet do jenë sipas dëshirës,
Por, shifraxhinjtë që po rropaten t’i mbushin mendjen BE-s, se niveli jetesës në Shqipëri është shumë i lartë; nuk kanë bërë asnjë sqarim për këtë tender, se ç’është kjo lloj “pune”, që bëhet e shoqëruar vetëm me bankete e aheng në restorante… dhe jo në zyra..