-I pyetur nëse do ta pranonte ftesën e PD, ja si përgjigjet Dritan Leli: Do të ketë hapa më të mirë, ndaj…
I pyetur lidhur me sulmet dhe zërat kundër tij, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, ka thënë se këto zëra i ka marrë si një mënyrë pozitive për të promovuar Vlorën.
Këto komente, Leli i bëri në një intervistë për emisionin “Edicioni Veroro” në ABC.
Kujtojmë se Leli, ka pasur edhe një përplasje me kryeministrin Rama. Ky i fundit i kërkoi që të dilte në fushatë për zgjedhjet e 25 prillit dhe të linte bashkinë, por Leli nuk iu përgjigj. Pikërisht këtu nisi krisja e marrëdhënieve të tyre që duke se edhe sot vijon përplasja.
Ndërkohë gazetari Eni Shehu, e ka pyetur Lelin, se si do i përgjigjej një ftese nga Partia Demokratike, por Leli ka theksuar se nuk e ka çuar kurrë një gjë të tillë ndërmend.
Eni Shehu: Nëse do të afronte PD do shkoje?
Leli: Nuk ka lidhje fare. Nuk është gjë që e kam menduar dhe nuk më shkon në mendje”.
Eni Shehu: E kishe menduar që punët do shkonin kështu?
Leli: Po shkon në një drejtim që qyteti e ka pritur dhe mirëpritur. Do ketë hapa që do e bëjnë Vlorën më të mirë”.