Djali i Baton Haxhiut kërkon të ngrihet padi ndaj Top Channel
‘Përputhen’ është një nga emisionet më të ndjekura dhe më të përfolura të kohëve të fundit.
Programi transmetohet nga e hëna në të premte në “Top Channel”, ndërsa shpesh ka patur dhe kritikat për vlerat që promovon, apo gjuhën fyese.
Dje në “Përputhen Prime”, midis dy protagonistëve, Alvisa dhe Hyseni ka patur tensione të forta, ku janë treguar dhe skenarë kërcënimesh, përgjimesh dhe përndjekjesh nga ish i dashuri që i bëhen një vajze.
Pas transmetimit të programit në rrjet ka patur një lumë komentesh, ku një ndër ta që ka reaguar është dhe djali i Baton Haxhiut, Andi Haxhiu.
Në një postim në Twittet, me një sy më kritik, këtë herë ndaj vetë televizionit, ai shkruan që ‘Top Channel’ duhet të paditet për nxitje të ngacmimeve, sulmeve dhe promovimit të shantazheve.
“Pas kësaj puntate të “Perputhen”, Top Channel duhet të paditet për akuzat e personazheve, për nxitje të ngacmimeve, sulmeve dhe promovimit të shantazheve. Kjo është krejtësisht e turpshme. Shumë e turpshme! Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë më parë ne ekrane televizive”, ka shkruar ai.
CNA.al. kontaktoi vetë me Andi Haxhiu, ku tha se nuk ka diçka më shumë për të deklaruar se sa ka thënë, ndërsa shtoi se ‘ky turp, duhet trajtuar seriozisht, se si u lejua të publikohej.
Ndërkohë që në një reagim tjetër në facebook, në një postim të gjatë ai ka bërë akuza dhe ndaj vetë Ben Blushit, për të cilin shkruan se duhet t’i vijë turp që lejoi sakrifikimin dhe lincimin e një vajze për pak më shumë klikime.
Ndërsa i kujton këtij të fundit dhe fjalët e Ramës në Parlament “Blush, ti vdes per pak minister, duke e perifrazuar me sot “Blush, “ti vdes per pak klikime”.
“Nga sonte, Perputhen është edhe në mbështetje të dhunuesve, shantazhuesve, dhe të gjithe atyre që inqizojnë dhe përndjekin njërzit pa fijen e respektit për privacinë e tyre. Përputhen është një arenë turpi që sot “poshtërroi” një vajzë dhe duke e dekurajuar paralelisht secilën viktimtë të dhunës në familje të raportojnë në polici’, ka shkruar Andi ndër të tjera në reagimin e tij./CNA.al