Djali afgan i bluzës me qese plastike thirrje dëshpëruese Lionel Messit: Të lutem më shpëto nga këtu.
Murtaza Ahmadi u bë famshëm në vitin 2016, kur një fotografi e tij u bë virale në rrjetet sociale teksa kishte veshur një këmishë me emrin Leo Messi, e cila ishte bërë nga një qese plastike. Tani, realiteti i të voglit është shumë i ndryshëm.
Djali është 10 vjeç dhe jeton i fshehur me familjen e tij në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, pasi iu desh të iknin nga qyteti ku jetonin më parë.
Ai aktualisht po kërkon ndihmë për të lënë vendin pasi talebanët erdhën në pushtet.
Djali dhe familja e tij i përkasin popullit Hazara, një grup që është vazhdimisht nën sulm, veçanërisht nga Shteti Islamik.
Në vitin 2016 Murtaza u takua me Leo Messin, i cili i dha një top dhe bluza të autografuara, edhe pse pas kësaj ai u përball me kërcënimet nga ekstremistët dhe frikën e një rrëmbimi të mundshëm, pasi mendohej se ylli argjentinas i kishte bërë një donacion.