Ditën e sotme në Fier u arrestua një 63-vjeçar i cili qëlloi me armë zjarri automatik drejt banesës së vjehrrit të djalit të tij.
63-vjeçari Petraq Sotiri banues në fshatin Karavasta e Re, Divjakë dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme familjare me vjehrrin e djalit të tij ka qëlluar drejt banesës me automatik për të kanosur atë dhe familjarët.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe municioni luftarak.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.