“Dje ne zonen e kodres ne Divjake pati nje renie zjarri nga persona te papergjegjshem, qe perfshiu disa hektar toke dhe ullishte.
Grupi i djemve te sherbimit zjarrfikes i Bashkise Divjake u perballen per ore te tera me flaket e medha si dhe ne rrethana e kushte te veshtira per shkak te terrenit, arriten te neutralizojne pas mesnate te gjithe vatren e zjarrit.
Ne mbeshtetje te sherbimit zjarrfikes te Bashkise Divjake, erdhi edhe grupi i zjarrfikesve i Bashkise Rrogozhine.
Ne emer te gjithe banoreve te qytetit te Divjakes deshiroj t’i falenderoj per gadishmerine ne nje kohe shume te shpejte, por merita kryesore shkon per çunat tane, Florianin, Sajmirin, Marion, Julianin, Dorianin, Mitin, Eltonin, Renaton, Aurelin, Gëzimin, Markeljanin, Fatjonin dhe Saimirin.
Gjithashtu, dua te falenderoj edhe grupin mbeshtetes te Ndermarrjes Komunale, Dilaverin, Cimin, Ibrahimin, Lamin, Asqeriun, Vangjelin, Benin, Shefqetin, Hysenin dhe Habilin.
I bej thirrje te gjithe banoret e qytetit tone qe edhe kur kemi renie zjarri te pavullnetshme te njoftohet sherbimi zjarrfikes ne numrin e tel 128 dhe 0692174156″-përfundon kryebashkiaku i Divjakës













