Ditën e sotme, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka uruar 8 Dhjetorin, duke shkruar se të rinjtë nuk janë vetëm brezi i ardhshëm, por e sotmja e Shqipërisë evropiane.
Postimi i Nikollës:
“Në Ditën Kombëtare të Rinisë përshëndes vajzat dhe djemtë e Shqipërisë, nxënësit, studentët, specialistët, punonjësit dhe punëtorët e rinj. Moshat e reja nga 15-30 vjeç përbëjnë rreth 22 përqind të popullsisë dhe janë një potencial dhe faktor i fuqishëm i zhvillimit të vendit.
Kuvendi i Shqipërisë mbështet rritjen e aksesit për të rejat dhe të rinjtë shqiptarë, në arsimim e formim, tregun e punës, sipërmarrjen, shoqërinë civile dhe mbi të gjitha talentin dhe lidershipin e tyre në teknologjinë dhe inovacionin. Rinia është jo vetëm brezi i ardhshëm, por e sotmja e Shqipërisë evropiane”, shkruan Nikolla.