VLADIMIR MUÇAj:
Janë deputete në mandat të parë te dyja. Buxheli në Lushnje, Pitushi në Fier. Në listen e deputeteve te Qarkut erdhën natyrshmëm dhe padyshim si dy gra të angazhuara politikisht në Partinë Socialiste. Si gazetar në terren prej më shume se dy dekada më krijohet mundësia të krijojë një perceptim për profile dhe personazhe te jetës publike politike, duke u nisur jo vetëm thjesh nga gjykimi im personal, por dhe nga opinionet dhe takimet e pafundme të mia per shkak të profilit të punës me shume qytetarë votues, te majte a të djathtë. Shkurt e saktë dëshiroj të them e përcell se të dy zonjat deputete aktuale kanë vlerësim pozitiv në bazēn e votuesëve socialistë e jo vetëm. Personalisht ndaj të njejtin vlerësim pozitiv dhe të barabartë për të dy zonjat deputete. Janë prezente në teritorin ku janë zgjedhur. Janë prezente ku ka problematika dhe behen pjesë e zgjidhjes së problemit. Kështu duhet dhe ato kështu janë, ndaj thamë këtë herë disa fjalë plotësisht të merituara!
