Një ekip shkencëtarësh dhe projektuesish u bashkuan së fundmi për të krijuar një mjet që do t’u tregonte australianëve dhe botës se si pritet të jetë klima në vitin 2050 dhe bënë në një zbulim befasues.
“Në 30 vjet, dimri mund të mos ekzistojë më,” tha studiuesi Geoff Hinchliffe në një njoftim për shtyp, duke zbuluar edhe një mënyrë tjetër e tjetërsimit të klimës është gati të ndryshojë drastikisht jetën në Tokë.
Ekipi, i përbërë nga projektues të Shkollës së Artit dhe Dizajnit të Universitetit Kombëtar të Australisë (ANU) dhe Instituti i Ndryshimeve Klimatike i ANU, mbështetet në të dhënat e Byrosë së Meteorologjisë dhe Informacionit Shkencor
Sapo i hartoi të dhënat, ekipi i ANU-së kërkoi një mënyrë për ta bërë publike në një mënyrë sa më të veçantë para publikut këtë zbulim.
Dhe meteorologët menduan se mënyra për ta bërë edhe më tërheqëse për publikun ishte përmes vendosjes në një imazh të vetëm të gjitha informacionet ndër vite dhe në mënyrë që çdo person të identifikonte zonën e tij.
Pasi mblodhën të dhënat, ekipi mendoi të krijojë mënyrën më tërheqëse për ta prezantuar atë.
“Shikuam temperaturat mesatare historike të çdo sezoni dhe i krahasuam me të dhënat e projektuara,” shpjegoi Hinchliffe, “dhe ajo që gjetëm kudo është se nuk ka vërtet periudhë të dimrit të qëndrueshëm”.
Në vend të dimrit, studiuesit besojnë se njerëzit në disa vende të botës do të përjetojnë pranverë, vjeshtë dhe një sezon më të gjatë që ata po e quajnë “verë e re”.