Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në këtë mbrëmje të ditës së Krishtlindjeve në Dibër, ku sipas raportimeve paraprake bëhet me dije se është plagosur një 50-vjeçar, identifikuar si Faik Zeqja.
50-vjeçari është plagosur në këmbë dhe është transportuar me urgjencë për në spitalin e qytetit.
Në deklaratën zyrtare Policia komunikon se:
Rreth orës 18.00, në vendin e quajtur “Kthesa e Majtarës”, njësia administrative Maqellarë, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se është plagosur në pjesën e këmbës shtetasi F. Z., rreth 51 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.














