Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua sot në fshatin Zavalinë të njësisë Administrative të Gjinarit, ku një 45-vjeçarhapi zjarr ndaj policisë.
Ishin banorët e fshatit ata që kishin bërë denoncimin për shtetasin Josif Kavajën, i cili sipas tyre në orë të ndryshme të ditës qëllonte me armë, duke terrorizuar mbarë vendin përreth.
Ata këtë shqetësim ia kishin shprehur policisë, ndërsa kjo e fundit përmes një urdhri gjykate kishte shkuar për të ushtruar kontroll në banesën e 45-vjeçarit, për armë.














