Atentatorët, dy persona, janë afruar pranë lokalit me një mjet tip “Golf”, njgyrë blu të errët. Njeri prej tyre ka zbritur nga makina dhe ka zbrazur mbi 20 plumba kallashnikovi në drejtim të Muçës, duke e lënë të vdekur këtë të fundit. Plumbat kanë kapur edhe kunatin e objektivin, Velon, bashkë më katër persona të tjerë që ndodhen në lokal.
LUSHNJE– Bledar Muça, baba i dy fëmijëve dhe pronar i “Bar Pedonale” në Lushnje është ekzekutuar mbrëmjen e sotme me breshëri kallashnikovi. Mësohet krimi i rëndë është rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, teksa Muça ishte ulur në një tavolinë në në trotuarin e lokalit të tij, nën shoqërinë e kunatit të tij, të identifikuar si Judin Velo.
Atentatorët, dy persona, janë afruar pranë lokalit me një mjet tip “Golf”, njgyrë blu të errët. Njeri prej tyre ka zbritur nga makina dhe ka zbrazur mbi 20 plumba kallashnikovi në drejtim të Muçës, duke e lënë të vdekur këtë të fundit. Plumbat kanë kapur edhe kunatin e objektivin, Velon, bashkë më katër persona të tjerë që ndodhen në lokal.
Ervis Tafa, Judin Velo, Sara Liçi, Eksara Sauli dhe Majlinda Gjyla janë pesë personat që kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar në spital, ku po marrin mjekimin e nevojshëm. Tafa, Velo dhe Liçi mësohet se janë në gjendje të rëndë për jetën, në terapi intensive, ndërsa Sauli e Gjyla ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pasi realizoi objektivin dhe shkaktoi një ‘kasaphanë’ në lokal, autori ka hipur sërish në makinë dhe është larguar në drejtim të paditur bashkë me personin që e shoqëronte. Vetëm një orë pas krimit të rëndë, në fshatin Thanasaj të Lushnjes, u gjet një makinë e djegur. Mjeti dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes.
Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit. Edhe në Elbasan mësohet se janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohen kontrolle në automjete të ndryshme.1 / 10Bledar Muça dhe foto nga vendi ku u vra