Burime nga vëndi I ngjarjes pohuan se shtetasi Romino Hatia 26 vjeç teksa po kthehej nga puna me mjetin e tij tip ford ka goditur shtetasin 31 vjecar Aldi Hatia I cili ka qënë duke ecur me motor para tij por motorri ka qënë pa drita. Teksa e ka përplasur përtokë menjëherë e kan cuar me urgjencë në spitalin rajonal Fier ku I është dhënë ndihma mjeksore por nuk ka mundur të shpëtojë duke ndërruar jetë. Burime nga vëndi I ngjarjes pohojnë se drejtuesi I mjetit dhe viktima janë kushurinjë.
Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes e ka kryer te gjithe veprimet proceduriale
Policia
Sot rreth orës 20:40, në aksin rrugor Roskovec-Suk, në fshatin Suk, shtetasi R. H., 25 vjeç, banues në fshatin Suk, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fiesta”, është përplasur me mjetin tip “Linfan”, i cili drejtohej nga shtetasi A. H., rreth 30 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier shtetasi A. H.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i makinës, shtetasi R. H., dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.