Tre persona janë arrestuar sot në Durrës, si autorët e grabitjes së makinës së një shqiptari nga Maqedonia e Veriut me banim në Zvicër që kishte ardhur për pushime
Teksa detaje të reja mësohen për ngjarjen,
shtatasit Kastriot Ramazani, Hamid Skuqi dhe Gazmend Doçi kanë mundur ta vjedhin makinën në momentin që drejtuesi i saj kishte ndaluar për të blerë diçka në market.
Autorët nën kërcënimin e armës kërcënuan gruan që tu japë paratë dhe të zbriste nga makina. Ajo iu bind agresorëve dhe ata u larguan me mjetin e çiftit.
Policia u vu në ndjekje të tyre, ndërsa autorët e braktisen mjetin në një rrugë në një fshat të Kavajës.