Detaje tronditëse nga vrasja e Caroline, Babis kishte lidhje intime me një transgjinor shumë të njohur në Greqi.
Të tjera detaje shokuese kanë dalë për pilotin brek, Babis Anagnostopoulos, që vrau në mënyrë mizore bashkëshorten e tij 20-vjeçare, Caroline, në sy të foshnjes 11-muajshe, dhe më pas fshehu krimin. Të tjera hetime janë zbardhur nga vrasja e Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj, i cili prej 1 muaji u shtir se në banesën e tyre kishte ndodhur një grabitje.
Mediat greke shkruajnë se piloti grek, Babis Anagnostopoulos, kishte marrëdhënie seksuale me një të njohur transgjinor në sheshin Syggrou.
Sipas tyre, këto kontakte nuk u ndërprenë as pas njohjes së pilotit me gruan.
“Emanuela”, transeksualja e njohur pohon se marrëdhëniet e saj me pilotin vrasës ishte e dhunshme, pasi Anagnostopulos pëlqente të përdorte pranga. Madje shtoi se kishin shpërndarë me njëri-tjetrin edhe foto intime.
“Kur e pashë në TV, u ngriva”, tha ajo për median greke.