Detaje nga shpërthimi i makinës në Kamëz, pronari i mjetit me rekorde kriminale. Ishte dënuar për…
KAMËZ
Një shpërthim i dyshuar me tritol ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në Kamëz.
“Balkanweb” raporton se pronari i makinës ku ndodhi shpërthimi është shtetasi Gjon Mema.
Mësohet se Mema është një person, që ka rekorde kriminale.
Ai kishte një dënim në Shqipëri për armëmbajtje pa leje. Mema, ndërkohë ishte dënuar edhe në Francë e Itali, për veprat penale “vjedhje me armë me dhunë”.