“Nuk e besoj që bota po braktis Afganistanin. Ata do na vrasin”
Një numër shtetesh kanë nisur evakuminin e shtetasve të tyre nga Kabuli.
Një grua afgane e cila mbërrin në Dehli e tronditur thotë se nuk e beson se bota po e braktis Afganistanin.
Ajo thotë se ka frikë që miqtë e saj do të vriten.
Nuk dua ta besoj që bota po braktis Afganistanin. Ata do të na vrasin. Gratë tona nuk do të kenë më të drejta” thotë gruaja duke qarë në një prononcim për gazetarët sapo zbriti në aeroportin e Dehlit.
Dhe një ish deputet afgan thotë se askush nuk e di më se çfarë do të ndodhë më pas.