1 June, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Sport

Derbi ‘blindon’ Tiranën

by News Albania
March 6, 2023
in Sport
0
Derbi ‘blindon’ Tiranën
34
VIEWS
Share on Facebook

Partizani dhe Tirana luajnë sot për javën e 24-t në Superligën shqiptare të futbollit.

Në orën 19:00, dy skuadrat do përballen në “Air Albania”.

Për derbin, Policia e Tiranës ka marrë masa me bllokimin e plotë të disa segmenteve rrugore, dhe bllokime të pjesshme të disa të tjerëve, gjatë momentit të kalimit të tifozëve.

Gjithashtu, policia do bëjë shoqërimin e tifozëve të dy grupimeve, për të shmangur çdo konflikt dhe përballje të mundshme.

Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë jo vetëm në ambientet e stadiumit, por dhe në një perimetër më të gjerë jashtë tij.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të ndeshjes, janë:

-Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” , bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Do të ketë bllokim të pjesshëm të rrugëkalimeve të tifozëve, si më poshtë:

-Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Gjergj Filipi” – stadiumi;

-Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet nga sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit, rruga “Bajram Curri”, Rruga e Elbasanit, rruga “Dërvish Hima” – stadiumi.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj).

Policia bën të ditur në njoftim se, çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

“Nuk do të lejohen të futen në stadium persona pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument).

Tifozët të kenë me vete dokument identifikimi pasi në të kundërt nuk do të lejohet hyrja në ambientet e stadiumit.

Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë, të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, në oraret e caktuara.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Shkarkohet drejtori i OSHEE-së Ardian Çela/ Rama e “dorëzon” në SPAK tek Dumani

Shkarkohet drejtori i OSHEE-së Ardian Çela/ Rama e “dorëzon” në SPAK tek Dumani

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Shkarkohet drejtori i OSHEE-së Ardian Çela/ Rama e “dorëzon” në SPAK tek Dumani

Shkarkohet drejtori i OSHEE-së Ardian Çela/ Rama e “dorëzon” në SPAK tek Dumani

June 1, 2023
Kryebashkiaku i Cërrikut Andis Salla urim dhe aktivitet me fëmijtë për 1 Qershorin

Kryebashkiaku i Cërrikut Andis Salla urim dhe aktivitet me fëmijtë për 1 Qershorin

June 1, 2023
Rama takohet me Vuçiç, diskutojnë për tensionin në Veri të Kosovës

Rama takohet me Vuçiç, diskutojnë për tensionin në Veri të Kosovës

June 1, 2023
Dalin emrat/ Kush janë tre personat që u nisën për vrasje në Berat, por ranë në kurth?

Dalin emrat/ Kush janë tre personat që u nisën për vrasje në Berat, por ranë në kurth?

June 1, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In