Deputetja me dy fëmijët e saj rezultojnë pozitivë me Covid-19.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Donika Kadaj ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Lajim e ka bërë me dije vetë deputetja me anë të një postimi në rrjetet socilae, ku shkruan se edhe dy fëmijët e saj kanë rezultura pozitiv me Covid-19.
Kadaj shkruan se së bashku me fëmijët është izoluar në shtëpi dhe se po ndjekin rekomandimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të mbajnë maskën, të ruajn distancën dhe kujdes ndaj higjenës.
Postimi i plotë:
Dje kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina.
Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme.
Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale.