“Ditën e djeshme në aktivitetin e titulluar “ Brez pas Brezi Myzeqar” të organizuar nga Bashkia Patos.
Kjo festë tashmë është kthyer në traditë dhe së bashku me kryetarin e grupit parlamentarë zotin Taulant Balla, kolegë deputetë të Qarkut Fier, drejtues të pushtetit vendorë dhe banorë të zonës kujtuam traditat, zakonet dhe ritet e kësaj zone me vlera të rralla kulturore dhe historike.
Urimet më të mira për të gjithë ata që në këtë ditë feste sollën në me shumë dashuri në sofrën myzeqare historinë, punimet artizanale, gatimet, traditën dhe vlerat e zonës së Zharrzës dhe gjithë Myzeqesë.
Faleminderimet shkojnë për administratën e Bashkisë Patos, administratatën e Njësisë Administrative Zharrëz, mësuesit dhe nxënësit e shkollave të zonës, prindërit dhe banorët e zonës të cilët na përcollën dhe promovuan vlerat shpirtërore, historike, objektet kulturore, traditat, kuzhinën tradicionale dhe prodhimet bujqësore e blegtorale të zonës së Myzeqesë.”