Të dashur qytetarë,
Si deputete e zgjedhur në zonën e Fushë-Krujës dhe e lindur në qytetin e Krujës është kënaqësi dhe detyrë morale për të mbështetur qytetarët e vendlindjes sime në çdo mënyrë që mundem.
Së pari, uroj shërimin e banorëve të sëmurë dhe së dyti uroj që hetimi për gjetjen e problemit dhe gjetjen e personave përgjegjës për kontaminimin e ujësjellësit të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë të çështjes.
Ky duhet konsideruar krim ndaj qytetarëve duke nisur nga fajtorët përkatës, nga qeveria deri te pushteti vendor të cilë duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre !! ( Përgatiti për botim GRESA RRUSHI)