Deputeti i PD shtron rrugën e fshatit në Librazhd…gra e burra me lopata në krah/ Bashkia tenton t’i ndalojë…
Mungesa e vëmendjen dhe dorës së shtetit, ka bërë që banorët e fshatit Skroskë në Librazhd ta shtrojnë vetë rrugën e fshatit. Me ndihmën e deputetit demokrat Lefter Gështenja, janë marrë disa kamion me inerte (çakull) dhe është shtruar rruga e lagjes Gropa, në Skroskë.Banorët e lagjes kanë ndihmuar të gjithë, burra e gra me lopata, dhe kanë përfunduar shtrimin e rrugës.
Ia dolëm! Lagja Gropa e Skroskës u bë me rrugë!
S’mund të rrija duarkryq për banorët lagjes Gropa të fshatit të Skroskës të cilët ishin izoluar për 1 km rrugë. Qeveria dhe Bashkia jo vetëm i kishin lënë në baltë prej kaq kohësh, por edhe dje tentuan të mos lejonin realizimin e kësaj pune!
“Gjetëm mundësinë që rruga të shtrohet e gjitha me çakull dhe të nivelohet. Kjo do mundësojë një qarkullim më të lehtë në dimrin që po afron. Kur nuk mungon dëshira, gjenden mundësitë”, shkruan deputeti i PD Lefter Gështenja, i cili me mundësitë e tij, ka bërë që rruga të shtrohet me çakull.