Sot në qytetin e naftës, Patos u vendos shtatorja e shkencëtarit, gjeologut më tê shquar shqiptar të naftës,heroit Koço Plaku. Koço Plaku rikthehet denjësisht në qytetin e Patosit nga i cili diktatura e Enver Hoxhës e ndau në pranverë të vitit 1975 dhe mbas një vit e tre muaj hetuesie torturash dhe shantazhesh ndaj të cilave ai kurrë nuk u përkul i jep dënimin kapital, duke e pushkatuar nê qershor të vitit 1976.
Shkencêtari me karakter të fortê kurrë nuk u perkul, madje dhe pêrballê togês së pushkatimit e priti ekzekutimin duke kênduar, i bindur se vetëm tê mira i kishte sjellë vendit dhe me shpresën se një ditë e vërteta do tê mësohej. Gjeologu Koço Plaku përgjatë karrierës profesionale kishte idhull gjeologun polak, të madhin Stanislav Zyber, tê cilin diktatura e kishte ekzekutuar në vitin 1947. Koço Plaku u lind në vitin 1929 nê Hoçisht të Korçës dhe punoi ne Vlorê, Patos e Fier.
20 vitet e punës së gjeologut të shquar Koço Plakut në naftë cilësohen vitet frytdhënëse në zbulimin dhe nxjerrjen e naftës. Firmën e tij mbajnë sot të gjithë vendburimet e naftës. Ai zbuloi zonën e Visokës, Gorishtin, Cakranin, Divjakën, Delvinën etj. Duke konfirmuar tezën e tij gjeologjike se dhe nën shtresat gëlqerore ekzistojnë shtresa pafunde me naftë dhe gaz pasi më përpara nafta ishte prodhuar vetëm ne zona ranore. Në kohën e Koco Plakut u regjistruan vitet rekord nê prodhimin vendas tê naftës. E njohur kjo si pranvera e artë e naftës shqipëtare. Koco si një gjeolog i kompletuar projektoi me dhjetëra zbulime dhe kërkime shkencore duke mbetur deri mê sot si idhull i fushës gjeologjike të naftës. Shumë gjeologê pasardhës ruajtën dhe ndoqën studimet e Koço Plakut.
Rikthimi dinjitoz i shtatores së Koço Plakut në Patos nê vijim tê akademive perkujtimore të organizuara për të mbas viteve 90 duhet të na shêrbej për të thelluar kujtesën dhe për të vazhduar nderimin e kêsaj figure të madhe te shkencës shqiptare dhe qëndrestarit të paepur, të paperulur ndaj diktatures komuniste Koco Plaku duke e nderuar me titullin e larte Qytetar Nderi ne qytetet e vendit ku industria e naftes vazhdon te zhvillohet mbeshtetur ne studimet e tij dhe Stanislav Zyberit si dhe nderimin me te larte te cilin ai e meriton nga Presidenti i Republikes me dekoraten e larte Nderi Kombit.
Kete postim te shkurter dua ta mbyll me vleresimin e mikut tim, inxhinierit gjeolog (i ndare nga kjo jete 4 vite me pare) Nuredin Skrapari (20 vite burg) i cili e vleresonte Koco Plakun si nje gjigand te gjeologjise dhe zbulimit te naftes ne vend dhe e nominonte Koco Plakun si kryevlera e naftes shqiptare. Sot ne perkulemi me respekt dhe mirenjohje per ata qe i dhane atdheut arin e zi, me studimet dhe punen e tyre i dhane ekonomis se vendit miljona e miljona dollar nafte apo gaz. U burgosen, u vrane por nuk u gjunjezuan! Duke filluar nga i madhi Stanislav Zyber, inxhinier Riza Fejzi Alizoti, Koco Plaku e Milto Gjikopulli te pushkatuar nga diktatura ( ne vitet 1947 dhe 1976)per te vazhduar me bashkevuajtesit e gjeologut Plaku: Nuredin Skrapari, Filip Nashi, Beqir Aliaj, Protoko Murati, Jani Konomi, Dhimiter Stefa (te denuar ne mesin e viteve 70) dhe me te tjeret te denuar ne mesin e viteve 80.
I paharruar Profesor Koço Plaku!
Ne fotot bashkengjitur ketij postimi eshte permendorja e vendosur ne 30 Tetor 2021 ne Patos, (veper e skulptorit te talentuar Ardian Pepa) me zotin Jovan Plaku, djalin e heroit Koço Plaku si dhe disa foto nga gjygji i vitit 1976.