Deputeti i Lushnjes Saimir Korreshi, është takuar ditën e djeshme me banorët e fshatit Barbullinjë. Teksa përmend disa nga vështirësitë me të cilat përballet ky komunitet, Korreshi ka bërë një paralajmërim për pushtetin vendor që drejtohet nga PS.
Korreshi shprehet se nëse deri të premten nuk do dërgohen kosha në fshat, të gjithë banorët do i lënë plehrat në derë të njësisë administrative.
“Me banoret e fshatit Barbullinjë. Te lene ne harrese nga pushteti qendror e vendor vetem prej faktit se votuan Partine Demokratike.
Bujqesia ne meshire te fatit, asnje rimbursim per kete sektor. Asnje leke per plasmas, prodhime te mbetura ne serë. Blektoria pothuaj inegzistente, familjet qe akoma kane lope numerohen me gishta sepse kosto e larte nuk u leverdis te merren me kete sektor kur dengu i jonxhes eshte 7000 mije leke ndersa qumeshti 380 leke per liter. Kanale kulluese e vaditese te bllokuar gjithandej.
Rruga per ne fshat si mos me keq pa vene asnje dore ne keto 8 vite. Pa trotuar pa ndriçim. Thjesht e kane degdisur si fshat. Femijet per t’i çuar ne shkolle bejne gati 2 km rruge e kemi dimer perpara. Me e tmerrshmja nuk kane asnje koshe per plerat si kemi denoncuar edhe dite me pare e asnje pergjigje per kete mungese edhe pse taksat ua marin.
Edhe njehere u bejme thirrje se nese deri te premten te pakten koshat nuk sillen ne fshat, te gjithe banoret do tua lene ne dere te Njesise Administrative. Respekte per ju njerez punetore e fisnik”, shkruan Korreshi.