13 January, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Deputetët socialistë zyrtarizojnë kërkesën e dytë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta

by News Albania
03/05/2021
in Aktualitet
0
39
VIEWS
Share on Facebook

Zëri i Amerikës: Deputetët socialistë zyrtarizojnë kërkesën e dytë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Një grup deputetësh të Partisë Socialiste i kërkuan parlamentit shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shkak të shkeljeve, që sipas tyre, ai i bëri Kushtetutës para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit.

Kërkesën e konfirmoi kryetari i grupit parlamentar të partisë socialiste, Taulant Balla, në një konferencë shtypi, pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve, ku u miratua program i parlamentit në vazhdim.

“Para dhe gjatë fushatës zgjedhore Presidenti ka kryer veprime që bien në kundërshtim me Kushtetutën. Kërkesa e deputetëve i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për t’u shqyrtuar nga Kuvendi, i cili e ka sovranitetin e duhur për të ushtruar mandatin e tij deri më 8 korrik” – tha zoti Balla.

Kërkesa e socialistëve do të shqyrtohet në komisionin e ligjeve, dhe më pas mund të ngrihet një komision hetimor.

Presidenti Meta reagoi menjëherë për këtë nismë, duke e quajtur një “shashkë”, që synon të shmangë hetimin e krimeve zgjedhore. Ai theksoi se “asgjë nuk ka përfunduar” dhe është detyrë e gjithë subjekteve politike ta ndjekin procesin zgjedhor deri në fund.

“Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit” – tha zoti Meta.

Gjatë nismës së parë të socialistëve kundër zotit Meta, Komisioni i Venecias vlerësoi se shkeljet e Presidentit nuk ishin të asaj shkalle sa të justifikohej shkarkimi i tij. Por zoti Balla tha sot se Opinioni i parë i Komisionit të Venecias do të ishte i mjaftueshëm për shkarkim edhe në nismën e dytë.

Mandati i rregullt i Presidentit Meta përfundon në korrik të vitit të ardhshëm. Presidenti mund të shkarkohet me dy të tretat e votave në parlament për shkelje të rënda të parashikuara në Kushtetutë.

Nuk është e qartë nëse parlamenti aktual, të cilin zoti Meta e quan si antikushtetues për shkak të mandateve të djegura dhe moszëvendësimit të plotë të tyre, i ka apo jo votat e mjaftueshme për shkarkimin e tij.

Po ashtu mbetet për t’u parë nëse dy muajt e mbetur deri në fillim të korrikut do t’i mjaftojnë këtij parlamenti për të ndjekur gjithë procedurat e parashikuara për shkarkim. Nëse po, vendimi i parlamentit do të duhet të shkojë më tej në Gjykatën Kushtetuese, të cilës i takon me Kushtetutë një vendim përfundimtar.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

13/01/2026
Njihuni me parashikimin e motit, 13 Janar 2026

Njihuni me parashikimin e motit, 13 Janar 2026

13/01/2026

Tender i dyshimtë në bashkinë Mallakastër / 550 milionë lekë për 3 muaj punë

13/01/2026
Horoskopi 13 Janar 2026, njihuni me surprizat e yjeve

Horoskopi 13 Janar 2026, njihuni me surprizat e yjeve

13/01/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In