30 June, 2022
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Departamenti i Shtetit në mëdyshje për origjinën e përhapjes së Covid-19

by News Albania
July 19, 2020
in Aktualitet
0
4
VIEWS
Share on Facebook

Departamenti i Shtetit ka publikuar një kabllogram diplomatik në të cilin vihej në dukje se Instituti i Virologjisë në Wuhan të Kinës kishte “mungesë të theksuar të teknikëve të trajnuar si duhet dhe hetuesit duhet të punojnë të sigurt në këtë laborator të kontrollit të lartë”.
Pjesë të këtij kabllogrami dyvjeçar, që u publikuan në media në fillim të vitit, shërbyen për të ngritur dyshime nga pjesëtarë të administratës Trump dhe Kongresi amerikan se koronavirusi mund të ketë dalë nga laboratori që ndodhej pikërisht në epiqendrën e tij.
Kabllogrami i janarit 2018, i marrë nga gazeta “Washington Post” vinte në dukje se laboratori i Wuhanit po punonte me degën e Mjekësisë në Universitetin e Teksasit për të trajnuar stafin që do të punonte në laborator. Në një kabllogram të dytë, të prillit 2018, citohen zyrtarë francezë të thonë se “ekspertët francezë kanë siguruar udhëzime dhe trajnime për sigurinë e jetës në laborator, dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë”.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ishte mes personave që thanë me zë të lartë se koronavirusi vdekjeprurës mund të kishte dalë nga laboratori i Wuhanit. Megjithatë, së fundmi ai duket se është tërhequr nga teoria e koronavirusit të dalë nga një laborator, pavarësisht deklaratave të forta kundër qeverisë kineze për rolin e saj në dështimin e frenimit të përhapjes së pandemisë dhe mungesës së transparencës.
Pavarësisht pretendimeve të Pompeo-s, por edhe të presidentit Donald Trump për përhapjen e koronavirusit nga laboratori i Wuhanit, shkencëtarë të ndryshëm në SHBA dhe vende të tjera perëndimore kanë dalë në përfundimin se “ka pak gjasa” që të ketë ndodhur kështu. Por shërbimet inteligjente amerikane kanë deklaruar se po i analizojnë të dy mundësitë.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Nga Ilir Demalia: Rudinë, Azem Hajdari nuk u vra për Partinë dhe Demokracinë, babain t’a vrau trafiku i armëve me Kosovën

Nga Ilir Demalia: Rudinë, Azem Hajdari nuk u vra për Partinë dhe Demokracinë, babain t’a vrau trafiku i armëve me Kosovën

April 23, 2022

Nga Arjola Kondakçiu: Aty ku buron arti me dashuri, dhurohen buzëqeshje

1

Nga Vladimir Muçaj: Një socialist i “thekur”, por i lënë mënjanë nga PS-ja Gjirokastër

1

“Diku ku dielli nuk perëndon”, një roman i studentes Enxhi Drapi, që duhet lexuar!

1

Nga Gona Hajdaraj: Mos u shtir, fokuso jetën tënde!.

1
Agron Duka: PD rrezikon të ndahet në 2 parti. Shabani: Opozita s’mund të bashkohet me gjuhë staliniste

Agron Duka thumbon qeverinë: Vetëm gomerët nuk kanë pësuar rënie

June 30, 2022
Sarandë: Shpërthimi i tritolit në hotelin e ish-drejtorit të ALUIZNI-it, policia jep detaje

Sarandë: Shpërthimi i tritolit në hotelin e ish-drejtorit të ALUIZNI-it, policia jep detaje

June 30, 2022
Gjiko-Elita Rudit: Ty të kam gjithmonë në krahun tim

Gjiko-Elita Rudit: Ty të kam gjithmonë në krahun tim

June 30, 2022
Nga Vladimir Muçaj: Disa fjalë jo të tepërta për gazetarin Engjëll Serjani, nënkryetar bashkie në Gjirokastër

Nga Vladimir Muçaj: Disa fjalë jo të tepërta për gazetarin Engjëll Serjani, nënkryetar bashkie në Gjirokastër

June 30, 2022

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ëngjëll Serjani

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In