19 May, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Denoncimi: Si po grabiten nga mafia pronat e Flotës Deatare në Shëngjin

by News Albania
28/12/2020
in Aktualitet
0
55
VIEWS
Share on Facebook

Denoncimi/ Si po grabiten nga mafia pronat e Flotës Detare në Shëngjin

Pak kohë më parë në media u raportua se po vidhen pronat e bregdetit të cilat kanë qenë nën administrimin e Flotës Detare. Lajmi u konfirmua edhe nga një dokumentar i gazetarit Marin Mema kushtuar shkatërrimit të ushtrisë shqiptare. Gjithashtu, kjo vjdhje e hapur u denoncua edhe nga ish-kreu i Flotës Detare, Artur Meçollari, i cili ka ngritur akuza ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë se kanë lejuar që një firmë private të kryejë punime. Meçollari, i shkarkuar nga detyra pak kohë më parë, ka akuzuar kreun aktual të Flotës Detare gjeneral Ilir Xhepaxhian se ky i fundit ka firmosur tjetërsimin e pronës së Shëngjinit, e cila nga Presidenti i Republikës në vitin 2014, rezultonte si pronë e ushtrisë.

Meçollari ka bërë një postim në rrjetet sociale para pak ditësh, ku ngriti akuzat ndaj krerëve aktualë, pasi çdo ditë që kalon, po grabiten pronat e ushtrisë, për t’ja dhënë subjekteve privatë.

Postimi i plotë i Meçollarit:

Si u coptua Baza Detare e Shëngjinit nga ushtarakët për të favorizuar privatët. Përpara disa javësh denoncova një ndertim të dyshimtë brenda Bazës Detare të Shëngjinit. Një firmë private sapo kishte filluar të ndertonte një objekt brenda territorit të saj. Firma pretendon se ka hipotekë dhe leje ndërtimi, fakt i cili është i vërtetë. Sot, objekti ka arritur në katin e parë edhe pse baza ruhet me roje të armatosur. Askush nuk shqetësohet për të ndaluar këto veprime, heshtin. Po pse mosveprim? Kjo histori ka një mbrapavijë të herëshme, qysh nga viti 2016, jo vetëm për Bazën Detare të Shëngjit, por për të gjitha bazat e Forcës Detare. Ata që sot drejtojnë Forcën Detare janë pikërisht ata që në vitin 2016 e nxorrën gjysmën sipërfaqes së Bazës së Shëngjinit nga Plani i Përhapjes dhe 70% të pronave të katër bazave të Forcës Detare.

Në vitin 2014, Presidenti i Republikës ka miratuar listën e pronave në Planin e Përhapjes dhe Vendosjes së Forcës Detare, në të cilën prona nr. 974 “Baza ndihmuese Shengjin, Lezhe” figuronte me me sipërfaqe 65.871 m2. Miratimi i listës nga Presidenti i Republikës bëhet jo nga pikëpamja formale, por miraton kapacitetet infrastrukturore operacionale. Lista ka të miratuar nr. pronës, emërtimin e saj, si dhe një koordinate gjeografike. Por lista nuk ka sipërfaqen e pronës, pasi askujt nuk i ka shkuar në mend deri në vitin 2016 të ndryshoj sipërfaqen e pronave, pra nevojat operacionale, pa iu drejtuar më parë Presidentit të Republikës. Në datën 26 janar 2016, ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA general brigade Jeronim Bazo, nxjer një urdhër për rishikimin e pronave të Forcës Detare dhe për këtë qëllim nge një komision, ku kryetar i tij ishte ish-Drejtori i Operaciponeve dhe Stërvitjes së Shtabit të Përgjithshëm të FA, kolonel Ilir Xhepexhia, aktualisht general brigade dhe Komandant i Forcës Detare, anëtar Kapiten i Rangut të Parë Ferdinand Kreshpani, aktualisht zëvendëskomandant i Forcës Detare, si dhe oficerë të tjerë nga Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcës Detare.

Në përfundim të punës së tij grupi i punës ngritur me urdhër të ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nr.78, datë 21.01.2016, ka propozuar ndarjen e pronës nr.974 “Baza Ndihmuese”, Shëngjin me sipërfaqe 65.871 m2 në 3 (tre) prona, nga te cilat njëra propozohet si një sipërfaqe e lire me sipërfaqe të përgjithshme 38.631 m2. Më pas ky raport i grupit të punës u miratua nga ish-komandanti i Forcës Detare, iu kalua Shtabit të Përgjithshëm dhe tre pronat e ndara u miratuan edhe me VKM nr.220, datë 21.03.2017. Nxjerrja e një prone nga Plani i Përhapjes nënkupton që ajo nuk është më e nevojshme për qëllime operaconale ushtarake dhe është e lire për përdorim shtetëror ose privat. Pra humbet statusin e “interest publik”.

Nëse prona është në Planin e Përhapjes, pronarit i njihet e drejta, por kompesohet. Nga pikëpamja operacionale dëmi është edhe më i madhë, pasi bëhet fjalë për akuariumin ku dikur qëndronin katrat silurues, sot i vetmi vend bregëzimi i mundshëm dhe i sigurtë për anijet e Forcës Detare. Pasi prona u nda dhe doli nga Plani i Përhapjes ka patur edhe kërkesa për të marrë akuariumin me qera për port jahtesh. I gjithë ky veprim është bërë nëpërmjet një truku ligjorë duke shkelur dekretin e Presidentit. Kjo nuk ka ndodhur vetëm me bazën e Shëngjinit, por edhe Kepin e Palit, Pashalimanin dhe Palermon. Për këtë arsye në nëntor 2019 kam kërkuar zyrtarisht Shtabit të Përgjithshëm futjen në Planin e Përhapjes së të gjitha pronave të FD të dala në vitin 2016. Ende nuk janë futur.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Po largohet nga Brazili për Botërorin? Nejmar nis bisedimet me klubin e MLS-së

Nejmar shkakton telashe para njoftimit të skuadrës së Kupës së Botës: Gjyqtari më nxori nga loja, ja prova e grabitjes

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Ilir Meta i shkruan nga burgu Klodjan Brahos, Drejtues i SPAK-ut

18/05/2026

FOTO/ Zamir Skënderi, autor i plagosjes së policit të komisariatit Fier

18/05/2026

FOTO/ Zamir Skënderi, autor i plagosjes së policit të komisariatit Fier

18/05/2026

Lajm i fundit,Kuçovë: Plagoset efektivi i policisë, identifikohet autori (Emri)

18/05/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In