Rastet e ushtrimit të dhunës ndaj grave nuk njohin kufi në shqipëri.
Një tjetër rast shokues është së fundmi denoncimi i një vajze, e cila pretendon se i rrezikohet jeta. Sipas saj familja e të dashurit të saj e kanë dhunuar barbarisht.
Vajza thënë për “JOQ” se familiarët e të dashurit kanë tentuar ti presin kokën me “korrëse”, ndërsa akuzon policinë për mosreagim.
“Përshëndetje jam një vajzë e cila paraditen e djeshme jam dhunuar nga familja e të dashurit tim sepse i kërkova gjërat e mia edhe m shane, m ofenduan m kan bere gjithe shenja. Nuk po shkruj n instan tim se ma kane, por edhe kte insta e dua anonim nqs do ma benit postimin. Nje djal i quajtur R.H, gruaja e tij dhe e motra e te dashurit tim dmth M. G (H) edhe nena S. G me kane dhunuar shume keq, me kane rrahur dhe deshen te presin nkoken me kosen qe pret barin.
Me ra te fiket edhe kam ren me koke ne gur. Tani per momentin jam n spital, me kane sjell te 5 per arsye se kam frik te rri jasht ata i kam frik se m kan kercenu familjen. I denoncova por te tre kan dale jasht dmth kte R.H e ka ndihmuar nje te komisarjati 1 qe te dale, na qenka nga herkali edhe un jam gjith sheja ne trup. Nqs nuk ben gjr policia e shtetit, kerkoj te me ndihmoj dikush ta ndjek ne ndonje emisjon me tv per me shume sepse ndihem e friksuar dhe e kercenuar”, shkruan vajza.