16 January, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Politikë

DENONCIMET/ Meta: Kriminelët po vjedhin identitetet e shqiptarëve. PS-ja donte të merrte 9 në Vlorë, u përvëlua! Është tentuar të ndërhyhet në votimin elektronik në Tiranë. Nëse PD-LSI-PS duan të bëhen bashkë, ta deklarojnë, do t’i mundë Bojkeni!

by News Albania
15/04/2021
in Politikë
0
DENONCIMET/ Meta: Kriminelët po vjedhin identitetet e shqiptarëve. PS-ja donte të merrte 9 në Vlorë, u përvëlua! Është tentuar të ndërhyhet në votimin elektronik në Tiranë. Nëse PD-LSI-PS duan të bëhen bashkë, ta deklarojnë, do t’i mundë Bojkeni!
108
VIEWS
Share on Facebook

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar sot një skenar që sipas tij ishte parashikuar të ndodhte në qytetin e Vlorës, por që shtoi se tashmë nuk ekziston më, pasi e ka ‘përvëluar’. Në një deklaratë të paralajmëruar për mediat, Meta tha se Partia Socialiste kishte planifikuar që të merrte nëntë mandate pa garë fare, por që sipas tij, nuk do të ndodhë. Nga salla e Presidencës, Kreu i Shtetit u tregua i prerë kur tha se maxhoranca bashkëpunon edhe me njerëz apo ‘çimka’ të dënuar jashtë shtetit për trafik femrash. Për këta të fundit, Meta tha se mund të jenë edhe në Opozitë.


I pyetur për situatën në degën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë, Meta nuk preferoi të bënte asnjë koment, teksa shtoi se do të jetë në Vlorë edhe në ditët që do të bëhet numërimi i votave. Meta paralajmëroi komisionerët, përfshirë edhe ata të Opozitës, duke shtuar se ata duhet të mbajnë mendjen në mësim, pavarësisht se mund të kenë marrë para nga bandat e Astirit.

I pyetur për propozimet e kryeministrit Edi Rama për të bashkëpunuar me kryedemokratin Lulzim Basha, Meta tha se është një propozim i “sinqertë si ai i 17 majit”, duke shtuar çdo gjë duhet deklaruar paraprakisht. Meta tha se nëse PD-ja dëshiron që bashkëpunojë me PS-në, apo duan të behën bashkë edhe me LSI-në, duhet të deklarohen që tani. Madje Presidenti shtoi se ata duhet të dinë se do t’i mundë edhe Bojken Abazi i vetëm, që është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. 

Meta u bëri thirrje edhe të gjithë qytetarëve që të denoncojnë në platformën e Presidencës, teksa shtoi se edhe në Tiranë, është tentuar që të ndërhyhet edhe në njësinë numër dhjetë në Tiranë, ku do të votohet në mënyrë elektronike, për herë të parë. Kreu i shtetit u bëri thirrje edhe institucioneve në zonën e Korçës që të bëjnë kujdes me personat që vijnë të votojnë, pasi persona me precedentë penalë kanë vjedhur identitetin e shqiptarëve që ndodhen jashtë vendit, në mënyrë që të votojnë më 25 prill. Këto mjete identifikimi, Meta tha se përdoren për të dalë edhe jashtë shtetit. Zyrtarët, Presidenti i paralajmëroi që të mos bëjnë gabime të tilla në vjedhjen e të dhënave, pasi mund të përfundojnë në burg.

Për batabase-n e të dhënave që është publikuar ditët e fundit, Meta tha se e ka marrë vesh se kush është patrinazhistja e tij, dhe se e përqafon dotr, por shtoi me humor se në fakt, Kreun e Shtetit e kanë në patronzh ‘nja 500 fuksa’.

Pjesë nga fjala e Metës:

Në Korcë në disa Bashki të banuara nga maqedonasit, shtetas me rekorde kriminale janë pajisur me pasaporta dhe dokumente identifikimi jo me të dhënat e tyre, por me të dhëna të tjera që nuk kanë probleme me ligjin. Shtetas të huaj, pas pajisjes kanë vijuar me ndjekjen e procedurave dhe në Maqedoninë e Veriut dhe kanë vijuar lëvizjen e lirë. Nga ajo që është bërë publike, Ministri i Brendshëm në Maqedoninë e Veriut. Përpara zgjedhjeve kam shqetësimin se krimi zgjedhor në Shqipëri ka bashkëpuno dhe autorë të niveleve më të larta dhe votimi i një personi disa herë me ID të vjedhura duke votuar edhe në emër t emigrantëve që nuk vijnë në Shqipëri. U bëjë thirrje të gjithë nëpunësve dhe zyrtarëve të shtetit të kenë kujdes dhe të mos u shkojnë në mendje të shkojnë në qendrat e votimit me ID të rreme apo të vjedhura duke përdorur dokumente të zgjedhësve të tjerë. Kushdo që do guxojë do mbajë përgjegjësi guxon. Këto veprimtari të paligjshme cenojnë integritetin e zgjedhjeve. Një vend pune nuk vlen kurrë sa e ardhmja e Shqipërisë dhe e ardhmja e saj europaine. Kush falsifikon dhe të prek votën do të ketë vendin e burg, të mos ndihen të intimiduar, presidenti është në monitorim të detyrës se si reagojnë institucionet shtetërore. U bëj thirrje tëgjithë nënpunësve e zyrtarëve shtetërorë të kenë kujdes, mos rëndojnë përgjegjësinë e tyre e as mos t’u shkojë në mendje të paraqiten në qendrat e votimit me dokumente identifikimi të rreme apo të vjedhura apo duke përdorur dokumente të zgjedhësve të tjerë. I kam kërkuar prokurorisë, KQZ të nisn hetimet e verifikimet përkatëse duke marrë masa për këtë veprimtari të paligjshme kriminale e për të ruajtur të pacënuar në kohë integritetin e zgjedhjeve. Çdo funksionar të tregohet i ndershëm e vigjilent, një vend pune nuk vlen kurrë sa e ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja evropiane e shqiptarëve. Kush tenton të tjetërsojë votën do e ketë vendin në burg ndaj të mos ndihen të intimiduar nga asgjë e askush, presidenti është në detyrë e po monitoron si institucionet shtetërore po reagojnë e do reagojnë. Justifikimet nuk pranohen alibitë kurrsesi.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shkodër: Përmbytjet dhe dëmet që janë identifikuar

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Shkodër: Përmbytjet dhe dëmet që janë identifikuar

15/01/2026

Groenlanda, Trump, Nato dhe Europa! Situatë sa kaotike aq dhe e rrezikshme për paqen!

15/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit, zbardhen emrat e personave të arrestuar, mes tyre edhe një grua

Në “gjueti” të qitësit të Çopjave/ Policia kthehet në vendlindjen e Altin Ndocit, kontrolle në banesën e tij në Pukë

15/01/2026
Pasojat e përmbytjeve në Lezhë, mbi 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur

Pasojat e përmbytjeve në Lezhë, mbi 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur

15/01/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In