Denoncim/ Banorët në Tiranë dy ditë pa ujë, Ujësjellësi nuk u hap as telefonin…
Banoret e zonës së Mëzezit në Tiranë prej dy ditësh po përballen me mungesën e ujit të pijshëm në banesat e tyre.
Ndonëse paguajnë rregullisht faturat e kripura të ujit, banorët po përballen me mungesën e ujit. Ata kanë denoncuar këte fakt në media
Sipas banorëve janë përpjekur të vihen në kontakt me Ujësjellësin e Tiranës, por askush nuk u përgjigjet në numrat përkatës.
Banorët konfirmojnë se nuk ka pasur asnjë njoftim nga UKT për ndërprerjen e ujit për shkak të punimeve.
Përmes medias ata kërkojnë ndërhyrje nga ana e ujësjellësit, pasi po detyrohen që veç ujit të pijshëm të blejnë ujë për t’u larë dhe për nevojat e tjera bazike.