30 vjet në drejtësi, SPAK dënon për korrupsion prokurorin e Gjirokastrës Spartak Çoçoli, ‘ia hedh’ vetëm me shërbim prove
Gjykata e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK), ka dënuar prokurorin e Gjirokastrës, Spartak Çoçoli.
Ai akuzohej për veprën penale korrupsion pasiv dhe prej kohësh ishte nën hetim nga SPAK. Ai akuzohet për zhbllokimin e një makine në Gjirokastër, dhe ka marrë një sasi eurosh nga miku i tij Ernest Doro.
Çoçoli u dënua me 2 vjet burgim, dhe iu konvertuan në 4 vjet shërbim prove. Janë konfiskuar 100 eurot që prokurori ka pëfituar. Ndërkohë Ernest Doro u dënua me 1 vit burg dhe iu konvertua në 2 vjet shërbim prove.
Çoçoli ka thënë për mediat se “eurot i kam me djersën e ballit dhe jo me korrupsion”.
Spartak Çoçoli e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1991 dhe ka punuar për më shumë se dy dekada në Prokurorinë e Gjirokastrës. Në janar 2019, Çoçoli u pezullua nga detyra pas përfshirjes së tij në një hetim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku dyshohej për veprën penale të korrupsionit.
Kur Çoçoli u shkarkua nga detyra më 16 korrik 2020, sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nai uk dinte as të shkruante, ndërsa vetëm një herë e ka referuar drejt ligjin gjatë gjithë karrierës.